KUR TRASHËGIMIA KULTURORE TAKON AVENTURËN!

Kemi bashkuar studentë nga gjashtë komunat e rajonit ekonomik të Dukagjinit për një eksperiencë të paharrueshme në monumentin e trashëgimisë kulturore “Ura e Fshejt”. Për ta bërë këtë vizitë edhe më të këndshme dhe dinamike, e kemi kombinuar atë me një udhëtim me kajak! Ky aktivitet pilot synon të nxisë bashkëpunimin rajonal, vlerësimin e trashëgimisë kulturore dhe dashurinë për aventurën tek të rinjtë tanë. Duke integruar trashëgiminë kulturore me aktivitete në natyrë, shpresojmë të krijojmë një përvojë të paharrueshme që nxjerr në pah kombinimin unik të historisë dhe natyrës në rajonin tonë.